FaturX për menaxhimin e brendshëm
FaturX është një produkt më vete i Daisy&ETM, i krijuar për bizneset që kërkojnë një program menaxhimi. Funksionet dhe modulet përshtaten sipas aktivitetit dhe nevojave të biznesit. FaturX është për përdorim të brendshëm dhe nuk kryen fiskalizim. Përdorimi i tij nuk zëvendëson detyrimin e tatimpaguesit për lëshimin dhe fiskalizimin e faturave sipas legjislacionit në fuqi.
Faturon për fiskalizimin dhe menaxhimin
Faturon është produkti fiskal i Daisy&ETM, i certifikuar nga AKSHI dhe DPT si program fiskal. Ai ka të integruara edhe funksione menaxhimi. FaturX përfshin funksionet e menaxhimit që gjenden edhe te Faturon, por nuk e përfshin vetë fiskalizimin.
Faturon për përmbushjen e detyrimeve të fiskalizimit
Daisy&ETM ofron Faturon për lëshimin dhe fiskalizimin e faturave. FaturX mund të lidhet drejtpërdrejt me Faturon për këtë qëllim. Tatimpaguesi është përgjegjës për përmbushjen e detyrimeve të tij të faturimit dhe fiskalizimit sipas legjislacionit në fuqi. Konfigurimi përcaktohet gjatë demonstrimit dhe ofertës.